Modelja e njohur Morena Taraku karrierën e saj e filloi si modele, teksa më vonë vendosi t’i futet edhe rrugës së muzikës.

Ndonëse kanë kaluar disa vite nga momenti kur ajo u shpall “Miss Kosova”, modelja sërish me ëndje e kujton atë moment, i cili pa dyshim është një nga më të sukseeshmit në karrierën e saj.

Bukuroshja Morena Taraku u përzgjodh fituese në konkursin “Miss Kosova 2010”, e ndërsa sot (e shtunë) pas gjashtë viteve ajo ka publikuar në Instagram një fotografi ku shfaq momentet e gëzimit që ka përjetuar në momentin që është shpallur fituese.

4

Sot Morena është pa dyshim një nga modelet më të suksesshme në Kosovë, dhe tash e disa vite ajo posedon edhe një butik të saj me veshje të markave të ndryshme, “Morena Taraku Fashion” në Prishtinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here