Miss Kosova 2010, Morena Taraku, gjatë një prononcimi për Telegrafi.com, thotë se për të, dashuria është një pasqyrë e të vërtetës së një njeriu.

“Dashuria është triumfi i imagjinatës mbi inteligjencën. Mbase ndjenjat që përjetojmë kur jemi të dashuruar pasqyrojnë një gjendje normale. Të jesh i dashuruar tregon se si duhet të jetë një njeri në të vërtet”, thotë ajo.

Taraku ka treguar që është një person që e do jetën shumë dhe ndihet e lumtur kur takon njerëz të mirë. Ajo thotë se mundohet të japë maksimumin për të ndihmuar në çdo rast kur asaj i kërkohet ndihmë.

“E dua jetën shumë. Mundohem të jap maksimumin për të ndihmuar aty ku kërkohet ndihma ime. Jetoj duke respektuar krijesat njerëzore, por respektin e veçantë e fitojnë njerëzit me kohë. Më bënë të lumtur fakti kur takoj njerëz të mirë. Dhe i them vetës se ende kam njohur shumë pak nga ajo çfarë mund të sjell jeta”, ka pohuar bukuroshja për Telegrafin.

Morena po ashtu ka folur edhe për angazhimet e saj të përditshme, përfshirë studimet, projektet për televizion dhe modën.

“Momentalisht merrem me studime, me përgatitje të një emisioni televiziv dhe normalisht me modën. Ofertat nuk ndalen, por gjithmonë kujdesem kur flitet për oferta. Shikoj se cila mund të jetë oferta më e mirë për të prezantuar Kosovën dhe mua”.

“Shkollimin nuk e lë anash asnjëherë. Unë e dua botën e modelizmit por i dua edhe sukseset që mund t’i arrij me punë dhe shkollë. Shoqëria ime ka të njëjtin mendim për mua sepse unë njëherësh jam Morena, e pastaj Miss Kosova”, ka përfunduar Morena. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here