Morena sjell klipin e ri “Inati”Morena Taraku ka sjellë para fansave të saj projektin më të ri muzikor që e ka realizuar me videoklip.

Kënga mban titullin “Inati”, ndërsa si gjithmonë, këngëtarja shfaqet mbresëlënëse me dukjen e saj.

Si gjithmonë, ajo josh me dukjen e saj
Produksioni XL Films është angazhuar për vizualizimin e projektit, derisa për këngën është kujdesur Chipsi, i cili e ka bërë muzikën dhe e ka shkruar tekstin. Ndërsa Darko Dimitrov e ka bërë miksimin.

“Kënga ‘Inati’ është punuar e gjitha në studion e Chipsit, gjersa për klipin është kujdesur produksioni XL”, ka thënë më herët Morena për Telegrafin.

“Inati” vjen pas bashkëpunimit të bukuroshes më Aida Doçin në duetin “Amore” që është pëlqyer shumë.

Pritet që edhe kjo këngë të pëlqehet nga fansat e Morenës, ndërsa mund ta vlerësoni pasi ta shikoni videoklipin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here