Morena, lidhje dashurie me Stresin? Ata së fundmi lansuan projektin muzikor të titulluar ‘Ki me bo’, i cili tashmë ka kaluar 3 milionëshin e klikimeve në kanalin ‘Youtube’.Por, gjërat në mes të këngëtares Morena Taraku dhe reperit Stresi duket se kanë kaluar kufijtë e miqësisë.

Në fotot e fundit që Morena ka publikuar në rrjetet sociale, ajo shihet duke pranuar lule, mirëpo në asnjërën prej tyre nuk ka treguar se kush po i dhuron, transmeton Kosova Sot Online.

Por, ajo që bie më shumë në sy është që reperi ka publikuar dy foto të reja, ku Morena shihet pranë me lule në duar.

Një gjë e tillë natyrisht se iu hap rrugë spekulimve rreth një romance mes tyre.

“Nese lulja ska perkujdesje thahet,,e nese njeriu ka zhgenjime nga jeta ndahet …@morenataraku ”, ka shkruar Stresi sipër fotos së postuar në ‘Instagram’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here