Miss Kosova 2010”, Morena Taraku, e cila ishte në mesin e kandidateve konkurruese në “Miss Earth” që u mbajt në Vietnam javën e kaluar është kthyer duarthatë në Kosovë. Por kjo gjë nuk e ka zhgënjyer aspak Miss-in e Kosovës, sepse e ka ditur që nga fillimi.

“Nuk jam e zhgënjyer aspak që nuk e fitova asnjë çmim, sepse aty janë favorizuar vetëm shtetet fqinje, dhe Kosova nuk është shtet fqinj i Vietnamit, duke marrë parasysh që është shtet Aziatik. Këtë gjë unë e kam ditur qysh nga fillimi”, ka pohuar Morena për Telegrafi.com

“Duke u bazuar nga sondazhet në internet që e kemi cekur edhe më parë, unë kam qenë shumë e pëlqyer dhe e favorizuar , por nata finale mund të them që i ka ngjasuar ´Eurovisionit´, që secili shtet e favorizon shtetin e tij fqinj”, është shprehur më tej Morena.

Ajo ka treguar se pavarësish kësaj ajo ndihet shumë e lumtur dhe aspak e zhgënjyer, sepse ka përfaqësuar Kosovën në mënyrë dinjitoze.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here