Morena flet për këngën kushtuar nënës që nuk jeton mëKa vendosur që ta përjetësojë në një këngë kujtimin e nënës që nuk jeton më. Ish-miss Kosova, tashmë këngëtare, Morena Taraku, ka publikuar këngën më të re me videoklip të titulluar “Lule”.

Kësaj radhe ajo erdhi me një baladë kushtuar nënës, e cila nëpërmes këngës ka nxjerrë dhimbjen dhe dashurinë që ndjen.
Me muzikë të Ilir Beranit, videoklipi i këngës “Lule” ka sjellë skena të cilat edhe përshtaten me këngën, për të cilat është përkujdesur regjisori i disa filmave kosovarë, Besim Ugzmajli.

Taraku thotë për emisionin “Express” që është ndarë e kënaqur me gjithë punën e bashkëpunëtorëve të saj në këtë projekt.
Një histori reale, humbja e nënës dhe mungesa e saj për vite, ka bërë që këngëtarja vetë të shkruajë tekstin e këngës. Në këtë klip, këngëtarja është shfaqur në të bardha, veshje kjo e dizajnuar nga Blerina Kllokoqi.

“Lule”, si një dedikim për nënën, duket se është pëlqyer, gjë që pa dyshim e bën Morenën të ndihet mirë.

Morena Taraku hyri në tregun muzikor në vitin 2014. “My love” ishte vetëm hapi i parë, që e hodhi bashkë me Bleron. Por Taraku nuk e la me kaq, dhe pas bashkëpunimit ka publikuar edhe dy këngë të tjera, “Off” si dhe “Ki me bo” në bashkëpunim me rep këngëtarin Stresi.
Morena, e cila është vajza e aktorit Selami Taraku, duket se nuk do të ndalet, pasi në planet e saj qëndrojnë edhe projekte të tjera, të cilat do të vijnë pas këngën “Lule”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here