Çifti i aktorëve hollivudianë, Demi Moore dhe Ashton Kutcher, janë bërë protagonistë të një nisme, nëpërmjet të cilës ata shpresojnë që të ndërgjegjësojnë njerëzit kundër trafikimit seksual dhe pedofilisë.

Në videot që do të kryerjnë këtë reklamë, shfaqen disa aktorë të mëdhenj të Hollivudit duke bërë punë shtëpiake, ndërsa në fund mesazhi është i njëjtë, “burrat e vërtetë nuk blejnë vajza”.

Sean Penn, Justin Timberlake dhe Bradley Cooper kanë pranuar të marrin pjesë në këtë fushatë të fondacionit “Demi and Ashton Kutcher”, por në një prej reklamave shfaqet edhe aktorja Eva Longoria.

Mesazhi që duan të tranmetojnë Moore dhe i dashuri i saj 15 vjet më i ri është se “duke punuar së bashku mund të elimojmë skllavërinë seksuale në botë, ndërsa të qënit i lirë është një e drejtë natyrore e ADN-së sonë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here