Demi Moore është një tjetër emër i njohur që do të jetë pjesë e filmit biografik, mbi jetën e aktores së famshme të filmave porno, Linda Lovelace.

Demi do të luajë në këtë film rolin e Gloria Steinem, feministes amerikane, shkrimtares dhe gazetares, e cila është bërë e njohur publikisht për aktivizimin e saj politik.

Steinem njihet si zëdhënëse e lëvizjes së grave të viteve 1960 dhe 1970.

Rolin kryesor do ta interpretojë Amanda Seyfried, pas anulimit të bashkëpunimit të Lindsay Lohan për shkak të probleme të saj të shpeshta me ligjin.

Përveç tyre, në filmin  “Deep Throat” do të luajnë edhe yjet Adam Brody dhe Eric Roberts.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here