Monika Zguro zbulon se pasioni i saj në fëmijëri ka qenë sporti, në veçanti volejbolli, dhe madje kishte synuar karrierë profesioniste duke u angazhuar me skuadrën e Partizanit.

“Fëmijëria? Më digjet shpirti kur e kujtoj. Kjo periudhë më zgjon shumë kujtime të bukura”, ka thënë Zgurro duke folur për kujtimet e fëmijërisë. “Më pëlqente shumë sporti, sidomos volejbolli.

Që14 vjeç jam aktivizuar me skuadrën e ‘Partizanit’”, ka shtuar ish-Miss Albania. Ajo po ashtu ka thënë se ka qenë një fëmijë me “natyrë të qetë”, por po ashtu edhe që “lëndohet shpesh”.

Miss Shqipëria 94 përveç kurorës së bukurisë dhe është e njohur në publik dhe si prezantuese e disa spektakleve, ndërsa aktualisht mbulon sektorin e Kulturës në Ambasadën Shqiptare në Selanik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here