Dhe ja ku na vjen aroma e shtëpisë, vjen po ashtu edhe bakllavaja e traditës së përhershme të vitit të Ri. Po këtë herë, jo nga nënat tona nëpër shtëpia.

Të rinjtë e kanë humbur traditën. Femrat e sotme, nuk tëhollin më petë për bakllavanë. Por nuk ndodh e njëjta gjë në shtëpinë e zv.kryeministrit. ndërsa ky i fundit nuk e ka akoma të qartë se ç’bëhet me festat, Vitin e Ri, bredhin e zbukurimet, sepse është totalisht i angazhuar në Shkodër, bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ka zgjedhur ditën e mërkurë që të fillojë përgatitjet e bakllavasë.

Ka vënë një përparëse, ka mbledhur të gjitha harxhet përpara, dhe me një pec në dorë, është duke shtruar petët e bakllavasë që do konsumoj këtë fund vit me bashkëshortin e vet dhe fëmijët. Dhe sikurse thotë Monika, është shumë tradicionale, po ashtu edhe familja.

Nuk do të mungojë në tryezën e saj gjeli i Detit dhe as përsheshi. Nuk do të mungojnë miqtë dhe të ftuarit për natën e ndërrimit të viteve. Dhe për këtë natë, për t’i kënaqur të gjithë, Mona, ka filluar punën që në 22 dhjetor. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here