Monica Belluci refuzon Putinin?Monica Belluçi refuzon Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Revista italiane “Novella 2000”, shkruan se lideri rus e ka ftuar disa herë për darkë aktoren italiane, e cila ka refuzuar në të gjitha rastet.

Megjithatë nuk bëhet fjalë për darka tet a tet, por për mbrëmje gala për të cilat Putin është i njohur. Por ish-gruaja e Vincent Cassel ka refuzuar gjithmonë ftesat.

Pavarësisht refuzimeve, Putin nuk nuk është dorëzuar, por ka kërkuar edhe ndërhyrjen e mikut të tij italiane, Silvio Berlusconi. Megjithatë pavarësisht ndërhyrjes së tij, as Berlusconi nuk ka arritur që ta bindë Belluçin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here