Ajo mund të jetë 52 vjeç, ama ende është një prej femrave më sharmante të Italisë e më gjerë. Monica Belluci është zgjedhur për kopertinën e muajit shkurt të revistës GQ Italia

Bashkëngjitur me foton e poshtme, Monica është rrëfyer në një intervistë interesante, ku ka thënë për herë të parë se për çdo gjë që është sot, i detyrohet meshkujve.

“Për çdo gjë iu detyrohem meshkujve. Duhet t’u shtroj atyre një tapet të kuq… sepse më kanë dashur”, ka thënë aktorja e njohur.

“Kam qenë gjithnjë e lidhur. Që nga mosha 14 vjeç e deri sot kam kaluar nga një mashkull te tjetri. Janë historitë e gjata ato që të bëjnë të kuptosh më mirë se kush je”, vazhdon ajo.

“Kemi frikë për trupin njerëzor. Kemi frikë për veten tonë. Unë e kam pëlqyer gjithmonë lakuriqësinë. Trupi im? Trupi i një femre në moshën time është trupi i një femre të rritur, një gruaje të pjekur, njësoj si dardha”.

“Mendoj që në moshën 52-vjeçare sensualiteti drejtohet në një sens tjetër. Kur ju jeni të rinj impulset vijnë dhe ikin. Por tani nuk e di…Gjithmonë kemi pasur nevojë për dashuri. Intimiteti dhe seksi duhet të sjellë diçka të thellë”, përfundon Monica, nënë e dy fëmijëve, e divorcuar katër vjet.10 11 12 13

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here