Aktorja italiane, Monica Bellucci, edhe në moshën 47-vjeçare mahnit me bukurinë dhe natyralitetin e saj.

Ajo thotë se për bukurinë nuk nevojitet shumë angazhim dhe ka kërkuar nga femrat që ta pranojnë plakjen dhe të mos kenë frikë nga mosha e shtyrë.

“Femrat shqetësohen së tepërmi se me vitet do ta humbin edhe bukurinë. I frikësohem vetëm vdekjes, sepse kam dy fëmijë, për të cilët dua të kujdesem dhe t’i shoh si rriten”.

“Nuk ka mënyrë për ta ndalur plakjen, vetëm duhet të mësoheni të jetoni me të. Ndjehem shumë më mirë tash sesa kur i kam pasur 20 vjet”, ka thënë bukuroshja.

Monica ka treguar se fshehtësia e bukurisë së saj gjendet në kënaqësinë dhe lumturinë e brendshme, si edhe në karminin e kuq, i cili e bën të ndjehet “seksi dhe të dëshiruar”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here