
Një transgjinore ka nënshkruar për herë të parë me “Victoria’s Secret”.
Valentina Sampaio, është transgjinorja 22 vjeçare, e cila ka konfirmuar se ka nënshkruar për këtë kompani.
Modelja braziliane njoftoi për këtë kontratë përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku edhe postoi fotografitë nga prapaskenat e fotosesionit të parë.
Sipas “DailyMail”, Sampaio bëhet transgjinorja e parë që ka arritur të nënshkruajë për këtë kompani.