Motivet me lule janë rikthyer mjaft fuqishëm duke dominuar mbi të gjitha tendencat. Zakonisht preferenca ndaj tyre arrin kulmin në sezonin e pranverë-verë, por kësaj radhe do të bëjë një përjashtim pasi ato do të vishen, dhe pelqehen edhe në dimër. Duke qënë se edhe në sezonin tjeter motivet me lule ishin mjaft të pelqyera, nuk mund të themi që këtë stinë të re motivet me lule do ndryshojnë totalisht, i vetmi ndryshim do jetë që materialet tashmë do të kenë ngjyra më të rënda dhe të theksuara, duke ju pershtatur sadopak edhe stinëve të ftohta.

Dolce&Gabbana ka lançuar një fustan me motive lulesh, dhe një dizajn fantastik. Të cilin sapo t’a shikoni do t’ju mahnisë me elegancën dhe atraktivitetin e tij të pafund, një mrekulli e vertetë.

Erdem ka prezantuar fustane me lule ngjyrë të errëta, jo shumë të fryrë poshtë belit, por edhe këto shumë të bukur.

Burberry Prorsum, fustane me lule dhe ngjyra të forta, perfekt për ato zonja që kanë një veshje monotone dhe dëshirojnë të bëjnë një ndryshim total në garderoben tuaj.

Temperley London, vjeshtë/dimer, 2012-2013 është një koleksion ku janë perzier e zeza me të bardhen dhe me ngjyrat e ndryshme të luleve, të cilat e kanë bërë këtë koleksion mjaft të larmishëm, sikur i kanë dhënë gjallëri.

Osman, një miksim i luleve të ndryshme, të cilat e bëjnë moden edhe më të ndërlikuar por në të njëjten kohë edhe më interesante. Për më shumë inspirim se si të blini veshjet e duhura me motive të frymëzuar nga bukuria e luleve shikoni setin fotografik të cilin ne do t’ua paraqesim më poshtë. Një koleksion i mrekullueshëm i cili do t’ju mahnisë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here