Leonora Jakupi është një ndër këngëtaret më simpatike të ekranit shqiptar. E bukura, sharmantja dhe eleganca ndërthurren shkëlqyeshëm brenda imazhit të saj, duke qënë përherë e kujdesshme për një look të thjeshtë, aq sa edhe të veçantë.

Për ta gjitha femrat e kujdesshme për look-un do të sjellim disa këshilla mode nga këngëtarja Leonora Jakupi.

Leonora: Le të fillojmë nga ngjyrat që janë më dominante në këtë periudhë. Sipas meje, ngjyrat e ndezura duhet të jenë prezente duke qënë se jemi edhe në një stinë të ngrohtë dhe plot kontraste, por kjo nuk do të thotë të veçohen në formë të prerë ngjyrat e tjera, pasi ka ngjyra neutrale që asnjehërë nuk dalin nga moda, ku mund të përmend ngjyrën e bardhë dhe ngjyrën e zezë.

Gjithashtu, në përzgjedhjen e ngjyrave, unë jam shumë e dhënë pas ngjyrave të tokës të cilat i kam patur perherë shumë përzemër. Këto ngjyra mund të jenë dominuese jo vetëm në veshje gjatë perditshmërisë, por edhe tek rrobat e banjos, megjithëse persona të ndryshëm kanë preferenca të ndryshme.

Të vijojmë më tej tek Make up-i, detaj te cilit femrat shqiptare i kushtojnë një rëndësi të madhe. Në stinën e verës, një imazh i thjeshtë dhe natyral është gjithmonë më i bukur, por gjithsesi, mbrëmjet e veçanta dhe evenimentet e rëndësishme, kërkojnë një make up disi më të ngarkuar dhe kjo është mëse normale.

Nëse me duhet të flas për markat, nuk jam shumë e obsesionuar pas tyre, por sigurisht që më pëlqen të përdor aksesorë të efektshëm, ku një rëndësi të konsiderueshme i kushtoj veçanërisht rimelit dhe përzgjedhjës se duhur të tij.

Përsa i përket veshjes dhe atyre që konsiderohen veshje firmato, mundohem që në periudha të caktuara të vitit të bej shopping jashtë Shqipërie, ndërkohë që në pjesën tjetër mundohem të shfrytëzoj atë çka vendi ynë na ofron. Krahas këtyre elementëve, personalisht i kushtoj një rëndësi të madhe flokëve dhe ndonjëherë ndodh të praktikoj më modelin e tyre, por gjithmonë mundohem të jem e kujdesshmë të zgjedh modele, që realisht më përshtaten me tiparet e fytyrës dhe ndihem komfort me veten. Uroj të kem qënë paksa e efektshme me këshillat e mia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here