Ajo është një ndër femrat më simpatike të ekranit shqiptar, e cila mundohet gjithmonë që te jetë e bukur më thjeshtesinë dhe ëmbëlsinë që e karakterizon. Kaltrina Selimi vjen në këtë numër të gazetës për të këshilluar të gjitha femrat se si duhet të vishen këtë sezon veror, ndonësë jemi drejt ditëve të fundit të verës…

Ta fillojmë fillimisht nga rrobat e banjës duke qënë që vazhdohet të frekuentohet plazhi në këto ditë të nxehta vere. Sipas Kaltrinës, ngjyrat që janë më të përshtatshme për këtë verë janë pinku dhe e bardha, megjithëse ngjyra e zezë mbetet gjithmonë “in” edhe në plazh, pasi të tregon forma të mira trupore.

Përsa i përket aksesorëve që preferohen nga vajzat, krahas shallit të plazhit dhe syzeve, vetë këngëtarja nuk praktikon aksesorë të tjerë.

Gjithsesi, për vajzat që i kushtojnë rëndësi detajeve, mund të përmendim edhe aksesorë të tjerë, por mjafton që ato të mos jenë të ekzagjeruara, si në ngjyrë ashtu edhe në madhësi. Përsa i përket veshjeve, sipas Kaltrinës, vera të imponon një veshje që pikë së pari të bën të ndihesh komfort me veten. Sipas saj, ekstravaganca është lënë paksa pas dore në përditshmërinë e vajzave shqiptare, dhe kjo duket dukshëm kur në këmbët e tyre nuk mbizotërojnë më takat e larta që në orët e para të mëngjesit, siç ndodhte dikur.

Gjithashtu, e rëndësishme sipas Kaltrina Selimit është që vajzat të vishen me diçka që vërtetë u ka hije, jo detyrimisht me diçka të modës që për më tepër, në trupin e tyre nuk qëndrojnë mirë. Personalisht, Kaltrina i pëlqën shumë fustanet të cilat mund të jenë të gjatësive të ndryshme, në varësi të preferencave të veçanta ndërkohë që pantallonat e shkurtra nuk bëjnë pjesë në shijet e saj.

Nëse ndalemi tek Make Up-i, përgjigja vetëkuptohet duke marrë parasysh faktin se si jemi mësuar gjithmonë ta shohim Kaltrinën në skenë, e thjeshtë dhe e bukur. Sipas saj, orët e paradites nuk kërkojnë një make up të rëndë, aq më tepër në këto ditë të nxehta vere ndërkohë që pasditja, dhe mbremja kërkon një përkujdes më të veçantë, sidomos tek ngjyrat dhe tonet e përdorura.

Përsa i përket flokëve, këngëtarja mendon se flokët me onde janë shumë në modë dhe ajo personalisht i praktikon shumë, gjithsesi me flokët edhe mund të luhet. E rëndësishmë është ti kurosh ato siç duhet, pasi siç thonë: “flokët përbëjnë tek femrat gjysëm e bukurisë së tyrë”… /Trafik Vip/

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here