Mjeku ligjor në Los Angjelos ka hedhur poshtë dyshimet për aktivitete kriminale në lidhje me vdekjen e  këngëtares amerikane Uitni Hjuston.

Autopsia sipas asistentit të mjekut kryesor ligjor, Ed Uinter është kompletuar por shkaku i vdekjes do të bëhet i ditur vetëm pasi që të kryhen testet toksikologjike.

Ndërkohë, këngëtarja është nderuar në ceremonitë e ndarjes së çmimeve Grammy në Hollivud dhe çmimeve për film në Britani. Hjuston u gjet e vdekur në Beverli Hilton më 11 shkurt në Los Angjelos.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here