Një ditë më parë këngëtarja e njohur Beyonce dhe bashkëshorti i saj reperi i njohur Jay Z janë bërë prindër të binjakëve të tyre.

TMZ raporton se djali dhe vajza kanë lindur në Los Angeles.

Ata kanë mbetur në spital për shkak të një “çështje të vogël” dhe mjekët nuk ishin të kënaqur me dërgimin e tyre në shtëpi ende.

Sipas raportit këngëtarja e njohur Beyoncé po bën mirë.

Ndërkohë, babai i Beyonce, Matthew Knowles, postoi një fotografi në Instagram për t’i uruar binjakëve mirëseardhje.

“Urime ditëlindjen binjakë! Me dashuri gjyshi”, shkruhej në këtë fotografi./Gazeta Express/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here