Portieri i Manchester United, 27-vjeçari Anders Lindegard, është i lidhur me bukuroshen nga Kosova, Missé Beqiri. Mediat britanike po shkruajnë pa fund për këtë lidhje, që ka filluar para disa muajsh, kohë në cilën i kanë parë së bashku.

Missé Beqiri është modele e një agjencie prestigjioze në Suedi dhe jeton prej vitesh në Malmo. Ndërkohë, Lindegard ka arritur të shndërrohet në një nga portierët më popullorë në këtë ekip të njohur, duke lënë prapa të famshmin De Gea.

Modelja Missé Beqiri është një personazh shumë i njohur në Skandinavi, duke qenë imazhi i disa prej firmave më prestigjioze atje.

Ndërkohë, në mediat britanike përflitet se deri tani çifti Lindegard-Beqiri ka arritur t’u shpëtojë paparacëve për takimet që kanë zhvilluar mes tyre në publik. Missé, bukuroshja që ka pushtuar zemrën e Lindegaard, është me prejardhje nga Kosova, është e jashtëzakonshme si femër dhe ka thyer shumë tabu në atë pjesë të Europës duke pozuar nudo.

Ajo përshkruhet si një vajzë shumë e talentuar. ‘’Është e jashtëzakonshme, femër që po thyen tabu dhe vajzë shumë punëtore. Ne jemi të impresionuar, sidomos nga aftësitë e saj për të pozuar pa sytjena.

Nëse gjëra të tjera nuk e kanë marrë vëmendjen e publikut deri më tani, me siguri ky imazh i një femre moderne do të fillojë të çmendë të gjithë britanikët, pasi modelja suedeze me prejardhje shqiptare tashmë ka shpeshtuar takimet e saja me Anders në disa qytete daneze’’, kështu shkruhet në disa media britanike, pas hulumtimeve që kishin bërë pranë stafit ku punon modelja e njohur.

24-vjeçarja shqiptare ka një CV shumë të pasur, duke qenë imazh i markave të njohura në Suedi e Danimarkë, ndërsa atje e krahasojnë imazhin e saj me supermodelen amerikane Cindy Crawford’’.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here