Para 2 ditesh u zhvillua në SHBA, kompeticioni i bukurise, Miss USA 2010, ku u cilësua historike, fitorja e një arabe-amerikaneje, e 24 vjecares, Rima Fakih.

Por, ajo që BalkanWeb bën të ditur sot është fakti se fotot e misseve iu besuan pikërisht, fotografit shqiptar me famë botërore, zotit Fadil Berisha.
Profesionisti Berisha ka ndjekur gjithë spektaklin dhe ka krijuar setin e fotove të 51 bukurosheve amerikane që përfaqësonin cdo njëra nga një shtet amerikan.
Mes tyre eshte dhe Mis Michigan, ajo që u kurorëzua Miss USA 2010, Rima Fakih, muslimania qe nuk mohoi te pozonte me rroba gjumi teper seksi mbi nje shtrat.
Por, risia në këtë event të rëndësishëm ishte fakti se Fadil Berisha nuk solli vajzat të bukura, koketa e të brishta, por bëri që profilet e tyre të vinin më të nxehta dhe seksi se kurrë më parë.
BalkanWeb server punën e madhe dhe profesioniste të Berishës që prezantoi 51 bukuroshet amerikane ne spektakël. /BalkanWeb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here