Miss Kosova Universe, Kështjella Pepshi është paraqitur me një kostum interesant gjatë konkurrencës së Miss Universe që këtë vit mbahet në Nevada të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës.

E veshur me një kostum ngjyrë ari dhe një kokë të një cjapi që simbolizon përkrenaren e Skendërbeut, Kështjella ka bërë një paraqitje më këtë kostum që thuhet se është punuar nga agjencia e njohur e modës, Victoria Secret.

Agjencitë e lajmeve kanë shkruar se kostumi është kostum kombëtar i Kosovës.

Problemi i vetëm qëndron se kostumi i tillë nuk është parë asnjëherë nëpër ekspozitat e etnografëve të Kosovës që janë mbajtur shpesh nëpër trojet shqiptare gjatë këtyre viteve dhe nuk dihet se a është pjesë e etnografisë sonë, e cila është shumë e pasur sa i përkëtë këtyre kostumeve.

Por, ende nuk dihet se a është ky kostum ide e Fadil Berishës apo është ide e kreatorëve të “Victoria’s Secret”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here