Niki Delijorgji është ish-Miss Shqipëria, e cila e ndan jetën e saj mes Shqipërisë dhe Francës. Ajo jep pak intervista, por flet shumë hapur dhe sinqerisht.

E njohur si vajza e një biznesmeni të njohur, ajo pati pohuar në një intervistë para pak muajsh, se është fëmijë i adoptuar dhe se babai nuk i thotë asgjë për fotot provokuese dhe shpesh edhe nudo, të cilat i poston në rrjetet sociale.

Ne na ranë në sy me fotot e fundit në dëborë, disa foto të shkëlqyera, pa asnjë grimë fotoshop, ku vetë Miss-i thotë se i pëlqen defektet e veta, që në fakt nuk i ka gjëkundi, pasi Niki është thejsht perfekte, një bukuri natyrale shumë larg vulgaritetit, që jemi mësuar të shohim për ditë.

Përsa i përket karrierës, ish-Miss-i pas shumë eksperiencave në fushën e modelingut tregoi se aktualisht ka hequr dorë, duke qenë se impenjimin më të madh po ua përkushton disa projekteve.

Gjithsesi, nuk përjashtoi kurrsesi faktin që mund t’i rikthehet shpejt pasionit të saj. Për herë të fundit, 21-vjeçaren me tipare unike e kemi parë te klipi i Butrint Imerit, në këngën “Xhanëm”.

E pyetur nëse i ka ndryshuar diçka pas këtij bashkëpunimi, Niki tregoi se thjesht i është shtuar numri fansave. Ata që duan Butrintin, nuk kishin kurrsesi si të mos bëheshin fansa të magjisë që shfaqet në klipin e tij!

Image

F

Image

F

Image


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here