Edhe këngëtarët kosovarë kanë filluar të kenë probleme me vizë. E njëra ndër ta është këngëtarja Mirsa Kërçeli. Këngëtarja Mirsa Kërçeli ka humbur koncertin e saj në Gjermani për shkak të vizës.

Krijuesja e hitit “Status Quo” festën e Vitit të Ri ka qenë e ftuar të këndojë në Gjermani, mirëpo me që nuk arriti të marrë vizën çdo gjë i shkoi huq.

“Kam qenë e ftuar që festën e Vitit të Ri që ta kaloj me adhuruesit e mi në Gjermani, mirëpo nuk arrita ta marr vizën. Ky është një diskriminim që po i bëhet popullit të Kosovës e sidomos estradës”, ka thënë ajo për Zëri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here