Mirsa Kërçeli dhe i dashuri i saj Graniti kanë vendosur ta kurorëzojë dashurinë e tyre me fejesë, procedura e të cilës do të bëhet “sipas traditave tona shqiptare”.

Konfirmimi vjen nga vetë këngëtarja, e cila ka treguar për “Zëri” se ceremonia e fejesës do të mbahet me 20 gusht në hotelin “Luxos” në Gjilan.

“Fejesa jonë do të bëhet edhe dy javë, do të kemi mysafir të shumtë, rreth 300 veta, ku në mesin e tyre do të ketë edhe shumë kolegë të mi. Fejesa do të bëhet sipas traditave tona shqiptare, ku Graniti do t’i dërgojë mësitët te familja ime. Tani sapo u ktheva nga pushimi në Ulqin, dhe menjëherë kam nisur përgatitjen e pajës dhe dhuratave që do t’i dërgoj familjes së Granitit. Jam e gëzuar dhe me plot emocione”, ka thënë Mirsa.

Pas fejesës ajo do të përkushtohet për të realizuar një klub të ri, i cili sipas gjasave do të vijë në shtator.

“Menjëherë pas fejesës sime do të merrem me përgatitjen edhe të një kënge të re, të cilën do ta plasoj në treg në muajin shtator. Kënga do ta ketë edhe videoklipin që do ta punoj me ‘Grafi ka’ nga Gjilani”, shton Mirsa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here