Mirko Luccarelli reklamon asetetNdërsa është në proces divorci nga këngëtarja shqiptare, Soni Malaj, balerini italian, Mirko Luccarelli vjen me foto vërtet domethënëse, ku ekspozon asetet e tij fizike.

Jo pa qëllim ai ka realizuar dy foto gjatë pushimeve, njërën në pozicion para dhe tjetrën në pozicion pas, për të treguar se fiziku i tij vazhdon të jetë super, si para pesë vitesh, kur kërcente çift me Sonin në spektaklin “Dancing with the stars”.

Aktualisht, Mirko ndodhet në Romë (Itali), ndërsa këngëtarja pas nisjes së proçedurave të divorcit u fol se është vendosur me vajzan e tyre Anna, në Tiranë. Gjatë këtyre pesë viteve të dashuruar, dhe dy vite të celebruar, Mirko ishte shfaqur rrallë në eventet e Tiranës, në rastet kur shoqëronte Sonin në performancat e saj. Pas disa thashethemeve të mëparshme për krisje mes çiftit, ai u shfaq para verës në skenat e klipit të saj “Me rrena”, ku ishte mashkulli që këngëtarja zgjidhte në fund nga djemtë e tjerë të skenarit.

Mirko Luccarelli reklamon asetet

Distanca dhe mosmarrëveshjet për vendin që duhet të zgjidhnin për të jetuar, çuan çiftin në ndarje. Kjo ishte dhe arsyeja pse vitin e kaluar, Mirko hyri në bisedime me “Agon Channel Italia”, për të qenë prezantues dhe balerin në një format të ri televiziv të këtij kanali. Aktualisht ai angazhohet me projekte të tij në Itali, ndërkohë që është i njohur për publikun italian me pjesëmarrjet në disa spektakle, por edhe me disa role të vogla në filmat
fiction.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here