U lëndua jo pak nga historia e dashurisë me Marjelin, e cila duhej të shpërthente jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Por, me sa duket, fati kishte shkruar tjetër gjë për Mirjetën.

Tani që Marjeli i është kthyer jetës së mëparshme në Itali, Mirjeta nuk ka bërë të njëjtën gjë duke u kthyer në or ka vazhduar të qëndrojë në Shqipëri, për të shijuar edhe më shumë famën që i dha “Big Brother”.

Ka qenë Ergysi, djali që doli i dyti në këtë konkurim, që i ka ofruar Mirjetës një angazhim shumë pikant. Ai i ka krjuar mundësi që të rikthehet në vendlindjen e saj, në Shkodër, si e ftuar speciale në një pub të atij qyteti.

Tani edhe posterat që janë afishuar në Shkodër, tregojnë se të ftuar do të jenë “Gjenerali i ushtrisë së pabindur” dhe “the english girl”. Duket qartë edhe nga fotot, se Mirjeta dhe Ergysi po ia kalojnë për mrekulli në këtodarka. Mirjeta, siç është parë edhe brenda shtëpisë, është në vijë të parë, kur është puna për të bërë qejf.

Por, në këto darka duket fare mirë se 23-vjeçarja po gjuhet pa fund nga meshkujt, të cilët i rrinë non stop afër, duke kërcyer dhe duke e mbajtur të përqafuar. Mbase largimi i Marjelit mund të ketë qenë një ogur i mirë për ndonjë djalosh tjetë…  Të shohim. /Panoramaplus/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here