Banorja e edicionit te katert te Big Brother Albania, Mirjeta, ka kurorezuar dashurine me te dashuri nga Kosova, Burim Fejzullahu.

Ceremonia e marteses u zhvillua dje, ku mes rreth 400 te ftuarve, familjare dhe miqe, dy te dashuruarit shkembyen unazat, bashke me premtimin per dashuri te perjetshme.
Mes te ftuarve, ishin edhe rreth 30 ish banorë të shtëpisë, nga të gjitha edicionet e Big Brother Albania.

Mirjeta dhe Burimi, moren vendimin për martesë, vetëm 6 muaj nga dita kur dolen bashke për herë të parë në Londër. Për Mirjetën ishte dashuri në shikim të parë, që e bëri të harronte çdo histori tjetër, ndërsa u përfshi në këtë romancë dashurie me 30-vjeçarin, që jeton prej 15 vjetësh në Londër, po aq sa Mirjeta.

Ata jane njohur ne dhjetorin e vitit të kaluar, ndërsa punonim në të njëjtën kompani, që është një agjenci banesash.

Propozimi për martesë u bë nga Burimi ditën e ditëlindjes së saj, më 17 qershor. Në praninë e 30 miqve, ai bashkë me një arushë të madhe i dhuroi Mirjetes unazën e fejesës.
Gjatë darkës së ditëlindjes, Burimi vendosi në sfond këngën e Capital T, ‘Ti je më e mira’, dhe duke u ulur në gjunjë per t’i shprehur dashurinë duke iu drejtuar me një unazë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here