Ajo është bërë e njohur në reality show “Big Brother” si një vajzë që vinte nga emigracioni, por shumë natyrë e lirshme dhe pa paragjykime.

Nuk ngurroi t’i shprehë e para dashurinë Marjelit duke krijuar një lidhje me të, por menjëherë pas daljes nga shtëpia, lidhja e tyre mori fund si e papëlqyer nga prindërit e Marjelit. Më pas, Mirjeta preferoi që verën ta kalonte kryesisht në Shkodër, ku aty krijoi një lidhje dashurie me një djalë shkodran.

Sapo erdhi vjeshta, Mirjeta u rikthye në Londër, duke vijuar jetën e saj. Ajo lidhet me të gjithë miqtë e rinj që njohu gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, kryesisht nëpërmjet Facebook, ku ndan me ta momente interesante nga jeta e saj londineze.

Një nga fotot më provokative që ajo ka postuar këto ditë, është kjo që po publikojmë edhe ne. Mirjeta duket që është diku në një lokal nate duke u zbavitur dhe, për çudi, duket pak si e mërzitur. Ka një qëndrim disi të shkujdesur me këmbë të hapura, edhe pse ka veshur minifund.

Por, për t’ia bërë pamjen edhe më seksi, ka menduar një tjetër vajzë, e cila i ka kthyer të prapmet dhe ka ngritur fustanin që gjithsesi e ka shumë të shkurtër. Kushedi se ç’pamja ka pasur përpara Mirjeta!/panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here