Miriami dhe Albani sprovohen me një breshkëEdhe pse kanë kohë që janë një çift i konsoliduar, ata duket se asnjëherë nuk kanë shprehur dëshirën që të kenë një bebe, por më duket se më në fund kanë arritur ë realizojnë një nga dëshirat e tyre.

Në shtëpinë e këngëtarëve Miriam Cani dhe Alban Skënderaj më në fund është shtuar një vogëlushe. Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja e cila shkruan “Thuajini përshëndetje vogëlushit më të ri në shtëpinë tonë…”.

Për të gjithë ata që janë bërë kuriozë të dini se cili është ky vogëlush që sapo ka hyrë në shtëpinë e artistëve, ju themi se ajo është thjesht një breshkë, e cila është edhe mysafirja më e re për Albanin dhe Miriamin.

Ndoshta në pritje të ardhjes së të bebi të vërtetë, të dy artistët kanë vendosur të sprovohen me një breshkë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here