Këngëtarja nga Shqipëria, Miriam Cani, ka reaguar ndaj komenteve fyese dhe përulëse të shqiptarëve në dëm të këngëtares me nam botëror e që ka rrënjë shqiptare, Rita Ora.

“Rita Ora është një artiste shqiptare, e cila po shijon suksese të mëdha në gjithnjë e më shumë vende të botës. Këtë e ka arritur me talentin, kulturën dhe punën e saj!”

“Më bën shumë përshtypje kur lexoj komente nga shqiptarët të cilët e fyejnë dhe ulin jetën e saj artistike dhe atë si person. Nga të gjitha komentet negative, 90 % janë të bashkatdhetarëve! Një fenomen i çuditshëm dhe i pashpjegueshëm për mua si Miriam!”.

“Një vend kaq i vogël, i cili ka kaq shumë nevojë për pozitivitet, mirësi, dashuri dhe vepra frytdhënëse… dhe prapë lufton dhe vepron kaq ashpër kundër vetes… pa e kuptuar as vet që pengesa më e madhe e progresit jemi ne vet!”.

“Shpresoj që një ditë gjithçka do të jetë mirë, por së pari duhet të fillojë në mendje… Duhet të jemi krenarë për çdo individ, i cili promovon atdheun. Këtu qëndron vlera e vërtetë”, ka shkruar këngëtarja në profilin e saj në Facebook.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here