Një ndër fytyrat më të ëmbla të artit shqiptar, Miriam Cani është zbukuruar edhe më shumë në këto muaj të shtatzënisë së dytë.

Kur kanë kaluar vetëm pak javë që nga momenti kur Alban Skënderaj dhe Miriam Cani bënë publik lajmin e pritjes së ëmbël, vjen një foto e publikuar nga nëna në pritje në Instagram, ku duket me të vërtetë kaq e bukur dhe e ëmbël.

Sigurisht të menjëhershme kanë qenë komplimentet dhe pëlqime kundrejt yllit të “Dhurata” që siç shihet i ka rënë nuri i bukur i shtatzënisë. Miriami aktualisht është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe pritet që 4 vite pas lindjes së vajzës Ameli, familja të mirëpres një tjetër beb, gjinia e të cilit nuk dihet ende.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here