Tashmë dihet që imazhi i emrave të njohur të skenës mund të jenë një objekt mjaft ndjellës ndaj blerësve, prandaj edhe një prej dyqaneve më të njohura në kryeqytet ka vendosur që të përdorë fytyrën e Miriam Canit për të shitur produktet e saj.

Pasi ka vendosur të jetojë përkohësisht në Tiranë, këngëtarja e suksesshme ka pranuar të shfrytëzojë çdo mundësi që i jepet për të justifikuar jetesën në kryeqytet.

Kjo e ka shtyrë që të pranojë të firmosë një kontratë me dyqanin e bizhuterive dhe të jetë imazhi i tij për një vit.

Nuk dihet ende se cila është shifra që e ka joshur Miriamin për qenë reklama e këtij biznesi, por padyshim do të ketë qenë e kënaqshme…!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here