Miriam Cani, Elton Deda, Alma Bektashi dhe Sidrit Bejleri do të jenë gjyqtarët e panelit të “Voice of Albania”, një “show” muzikor që do të nisë së shpejti në “Top Channel” me misionin e gjetjes së zërit më të talentuar shqiptar.

Në artikullin e publikuar sot në gazetën “Shqip”, veçohet fakti se për Canin bëhet fjalë për një rikthim në Shqipëri, pasi ajo u përzgjodh në Gjermani pikërisht midis konkurrentëve të një formati të njëjtë”.

Këtë herë, ajo do të jetë në anën e kundërt, në rradhët e panelit gjykues dhe garanton se emocionet do të jenë të njëjta si atëherë kur zbriti për herë të parë në skenë.

”Jam ndierë shumë e vlerësuar nga organizatorët që më ftuan të marr pjesë në këtë eksperiencë. Nuk e njihja mirë këtë format, prandaj u informova në internet për më shumë.

Pashë realizimin e tij në SHBA, Holandë dhe aktualin në Gjermani, ndërsa “Voice of Albania” nuk do të ketë asgjë më pak se këto spektakle, prandaj pres të jetë një eveniment madhështor”, shprehet Cani në intervistën e saj. Duke kujtuar emocionet e viteve më parë, kur shpërtheu në skenat gjermane për herë të parë, ajo shton: “Besoj se do ta kem pak më të vështirë se të tjerët. Do ta kem të vështirë, edhe kur do të më duhet të jap ndonjë gjykim jo pozitiv, sepse e di shumë mirë se çfarë do të ndiejnë kandidatët dhe e di që emocioni luan rol shumë të madh. Ka një sërë ndjenjash që përshkojnë konkurrentin në ato momente dhe gjithnjë mendohet se ky mund të jetë çast vendimtar për të ardhmen. Ndodh shpesh që ka zëra shumë të mirë, por çorientohen nga moskontrollimi i emocioneve.

Në këtë drejtim shpresoj që të katërt ne të përcjellim te konkurrentët një ndjenjë pozitive që ata të mos ndiejnë presion apo frikë. Është një ndjenjë shumë e çuditshme për mua të jem në anën tjetër të kësaj loje”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here