Miriam Cani veçse njihet si një këngëtare e njohur, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Gjermani, tashmë duket se po ndërmerr edhe një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e saj. Ajo do të provojë t’i hyjë kinematografisë. Këtë lajm këngëtarja e ka ndarë me adhuruesit e saj në rrjetet sociale ku ka shkruar. “Në janar jam e ftuar në audicionin e madh për një rol në filmin kinematogragik të famshëm gjerman “Bully”.

E pres me padurim ndaj më uroni fat”, ka thënë Miriami, teksa më tej ka shtuar duke zbuluar surpriza të tjera.  Në datën 30 janar do të më ndiqni në prezantimin e një “Award Show” në qytetin Köln. Shumë shpejt do publikoj materiale nga prezantimi im te “Drums Award” në Stuttgart”, – ka thënë këngëtarja, e cila e zhvillon karrierën mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Viti 2013 duket se do të jetë plot surpriza për Miriam Canin, edhe pse nga angazhimet e shumta ajo ka shtyrë lançimin e këngës së saj më të re, që pritet të dalë në fillim të janarit.  MAPO

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here