Miriam & Albani në pritje të një vajzeÇifti i këngëtarëve Miriam Cani dhe Alban Skënderaj në një nga puntatat e “X Factor Albania”, surprizoi publikun duke rrëfyer se janë në pritje të një fëmije.

Tanimë ata kanë zbuluar dhe gjininë e bebit. Ata kanë rrëfyer se do të bëhen prindër të një vajze. Në rrjetet sociale, Albani ka postuar një foto në të cilën shkruan: “E adhuroj çdo ditë dhe më shumë princeshën time të vogël”.

Kjo foto ka qenë ndër më të komentuarat, duke marrë urime të pafundme nga fansat e tyre të shumtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here