Mirela Naska aktorja e suksesshme e 'Honeymoons'Naska, prej ditësh nuk del nga shtëpia, pasi zakoni e do që për 40 ditë të qëndrojë me djalin e saj të sapolindur, Damian.

Pak kush e njeh 27-vjeçaren nga Dibra, e cila pati fatin të luante në filmin “Muajt e Mjaltit”. “Jam futur në audicion fare rastësisht dhe në ditën e dasmës sime më kanë njoftuar se kisha fituar”, tregon Mirela.

“Nuk më kishte shkuar kurrë në mendje se do të bëhesha aktore, por ja që jeta e solli që unë të merrja këtë drejtim dhe madje të isha pjesë në një film të tillë”, shton më tej Naska.

Bledi bashkëshorti i saj, ndërsa nuk rri pa bërë vazhdimisht shaka thotë se tani që është bërë nënë e pëlqen më shumë Mirelën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here