Miranda Kerr përveç që duket shumë e bukur dhe mahnitëse në pistat e modës të Victorias Secret, ajo gjithashtu nuk lë anash dukjen e saj të përditshme, të thjeshtë por gjithmonë me stil.

Për shëtitjet e përditshme dhe obligimet e ditës, ajo më shpesh shfrytëzon gardërobë në të bardhë, ngjyrë hiri dhe nuanca të ngjyrë së zezë.  Si aksesuare të modës ajo pothuajse gjithmonë shfrytëzon çanta të Louis Vuitton, Celine dhe Alexander Wang dhe syza të diellit kuptohet nga Celine të quajtura Audrey.

Shpesh herë mund ta shohim në pallto interesante të modës për meshkuj.  Por gjithmonë në kombinimet e saj, nuk mungon eleganca dhe thjeshtësia me të cilën ajo përdor kombinimet e përditshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here