Miranda Hashani është duke u përgatitur për festat e fundvitit dhe ka premtuar se do të sjellë disa këngë të reja, të cilat do të jenë të zhanrit popullor.

“Këngët me të cilat prezantohem më tepër janë të zhanrit popullor dhe serenatave korçare. Këtë vit nuk do të ketë balada.

Por i kam edhe tre këngë të reja si ‘Itinerar’ me të cilën u prezantuam bashkë me Visar Rexhepin, e dyta është ‘Qiraxhi’, e cila do të pasojë shumë shpejt me klip, dhe kënga ‘Shumë mallë’ me të cilën u prezantova në festivalin ‘Nota fest’. Janë këto tri këngë të reja, ndërsa tjerat do të jenë përpunim i këngëve të vjetra”, ka thënë Miranda për “Infopress”.

Këngëtarja shkupjane thotë se për shkak të angazhimeve të shumta të saj së fundi, ajo nuk ka qenë shumë pranë djalit të saj Donit.

“Donit pak ia kamë prishur terezinë me këto angazhimet e mija dhe oraret të cilat kurrë nuk punohet në kohën e duhur. Por fatmirësisht Doni e ka një baba të mrekullueshëm, i cili asnjëherë nuk lejon që Doni të ndjejë mungesën time”, ka shtuar Miranda.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here