Ka dy muaj që këngëtarja, Miranda Hashani, ka braktisur Kosovën për të jetuar për një kohë në Berlin të Gjermanisë.

Arsyeja është shtatzënësia e saj, që tani është në muajin e katërt dhe ka vendosur që deri në lindje të qëndrojë atje.

“Arsyeja përse më është dashur të vij këtu në Berlin, është shtatzënësia ime, të cilën preferoj ta kaloj këtu. Këtu kam kushte më të mira për ta ruajtur këtë shtatzënësi dhe uroj që deri në fund të shkoj çdo gjë mirë”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Miranda ka vendosur që edhe lindjen e foshnjës ta bëjë në Berlin, ndërsa sa i përket gjinisë, ende nuk dihet se çfarë do të jetë.

“Uroj që fëmija të jetë shëndoshë dhe mirë, e sa për gjini nuk çon shumë peshë”, shton ajo.

Miranda na bën të ditur se tani do të pauzojë për një kohë nga kënga, meqë së fundi lansoi edhe dy projekte të reja, këngën “Qeraxhi” dhe duetin “Itinerar” me këngëtarin Visar Rexhepi. Kthimi i saj në këngë do të jetë pas lindjes së foshnjës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here