Miranda Hashani rrëfehet për jetën pas lindjes së djalit , Doni dhe për veprimin e saj në skenën muzikore.

– Muaji gusht i vitit që shkoi ka sjellë një tjetër frymë në familjen tuaj. Ishte ardhja në jetë e djalit tuaj. Na thuaj se si nisin ditët e si përfundojnë ato, tani pas lindjes së Donit, që nga gushti magjik për familjen tuaj?
Miranda: Me ardhjen e Donit çdo gjë në jetën tonë ka ndryshuar. Tani si prindër mendojmë dhe veprojmë ndryshe.

Ditët nisin dhe përfundojnë duke i ndenjur te koka, duke u mrekulluar nga çdo zhurmë apo lëvizje që bën. Mundohem të jem aty, afër tij, në çdo çast, në çdo minutë, sepse thonë se fëmijët rriten shpejt dhe nuk dua asgjë të më shpëtoj pa e regjistruar.

Tanimë ai e ka marrë veten dhe është shumë më e lehtë se në fillim, atëherë kur çdo gjë për mua ishte e re, kur duhej të mësoja çka i pëlqen e çka jo, si duhet ta ushqeja, si duhet ta vesh e si duhet ta vë në gjumë. Momenti më i bukur për mua është kur zgjohet nga gjumi në mëngjes, i buzëqeshur dhe më mbush plot jetë!

– Ekzistonte ajo frika se mund të mos kishit fëmijë fare?
Miranda: Po, ka ekzistuar ajo frikë.

– Po çfarë do tjetër Miranda, përveç Donit, që tashmë ka në duar…P.sh. do të donit t’i bënit edhe një vëlla apo motër?
Mirnada: Unë dhe Mentori i duam shumë fëmijët, andaj sigurisht që Donit do t’i bëjmë motër e vëlla, nëse edhe Zoti do të na ndihmojë.

– Si po ndiheni tani në rolin e nënës?
Miranda: Tani si nënë nuk e kam më vetën në plan të parë. Jeta ime ka ndryshuar plotësisht. Është dikush tjetër që e dua më shumë dhe që kujdesem më shumë. Nuk ka gjë më të bukur se të sjellësh në jetë një njeri dhe të kesh përgjegjësi për të. Të jesh nënë do të thotë të jesh e bekuar.

– Po Mentori si e përjetoi atësinë?
Miranda: Me titullin baba edhe Mentori çdoherë shprehet që është më i lumturi në botë. Që tani ka filluar të thurë plane se si e çka do të bëjmë kur të rritet Doni.

– Sigurisht që do të lindnin edhe shumë e shumë pyetje rreth Donit, por do të donim të bisedonim pak edhe rreth muzikës dhe angazhimeve tuaja në këtë drejtim. Na thuaj se si po plotësohen ditët tua, apo ende ekziston ajo pauza, derisa Doni të rritet paksa…?

Miranda: Mendoj që është ende herët për të menduar për karrierë. Çdo angazhim imi në këtë drejtim kërkon shkëputje nga Doni. Nuk dua ende ta lë vetëm, dua të jem afër tij. Është një arsye shumë e fortë për të pushuar për një kohë të shkurtër nga kënga. Ai është tani shumë i vogël dhe kërkon përkujdesje dhe vëmendje më të madhe. Dua ta përjetoj çdo çast pranë tij, gjithashtu nuk dua që ai të ndiejë mungesën time për një kohë.

– Kur mendoni që do të jeni e gatshme t’u ktheheni më fuqishëm muzikës e këngës?

Miranda: Nuk mund të them saktësisht kur, por me kthimin tim në skenë, Doni do të jetë inspirimi im, shtytja dhe kam bindjen se do të jem më e suksesshme se kaq.
Jam më e lumtura në botë. Ndjenja e të qenët nënë është e magjishme e papërshkruar. Tani që e kam, them sa të zbrazët e paskam pasur jetën pa të. Fëmija vërtet qenka kuptimi i jetës. Tani si nënë nuk e kam më vetën në plan të parë.

Jeta ime ka ndryshuar plotësisht. Është dikush tjetër që e dua më shumë dhe që kujdesem më shumë. Nuk ka gjë më të bukur se të sjellësh në jetë një njeri dhe të kesh përgjegjësi për të. Të jesh nënë do të thotë të jesh e bekuar”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here