Këngëtarja nga Maqedonia, Miranda Hashani, e cila është e martuar me futbollistin Mentor Miftari, pohon se dashuria mes tyre është aq e fuqishme saqë nuk e lejon hidhërimin të zgjasë.

Shpesh ndodh që në jetën bashkëshortore të ketë keqkuptime dhe mosmarrëveshje për gjëra të ndryshme, megjithatë dashura e ndërsjellë bën që të gjitha të tejkalohen.

Zakonisht njerëzit e njohur thonë se kanë dashuri reciproke dhe gjithçka shkon mirë mes tyre, mirëpo Miranda e pranon se ka momente që nxisin mosmarrëveshje mes tyre, mirëpo edhe ato kalohen.

Ajo thotë se të kesh dashuri dhe të marrësh dashuri është ajo që e bën jetën të lumtur, dhe e tillë është dashuria mes saj dhe Mentorit.

Megjithatë, sipas saj, në përditshmëri ndodhin moskuptime, por situatat e tilla kalohen shpejtë duke qenë se dashuria është aq e fortë, saqë nuk e lejon hidhërimin të zgjasë.


 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here