Edhe pse ka djalin Donin pas 10 vjetësh martese, këngëtarja Miranda Hashani përsëri e kishte pritur me padurim lindjen e bebes tjetër i cili ishte i gjinisë mashkullore.

Mirëpo kjo shtatzëni nuk mundi të kaloj më shumë se shtatë muaj edhe pse ajo kishte shkuar në Gjermani për ta ruajtur këtë shtatzëni.

Të gjithë muajt e shtatzënisë Miranda thotë se i ka kaluar shumë mirë, duke mos pasur asnjë komplikim, dhe për faktin se ndjehej mirë erdhi për disa ditë vizite në Kosovë dhe Shkup për ta vizituar familjen. Papritur asaj iu keqësua gjendja dhe me të vajtur në maternitetin privat të Shkupit fëmija i vdiq në bark.

“Jam shumë e brengosur për humbjen e kësaj shtatzënie. Kjo është hera e dytë që po humb shtatzëninë dhe po ndjehem mjaftë keq. Keqësimi i gjendjes shëndetësore më ndodhi papritur gjatë ditëve sa isha në Kosovë dhe Shkup, mirëpo edhe pse mjekët e Shkupit bënë çmos për të më ndihmuar por nuk mundën të shpëtojnë fëmijën”, transmeton “Zhurnal”.

Abortin e parë Miranda thotë se e ka përjetuar shumë keq, ndërsa tani fuqinë e merr nga djali Doni. “Kur e humba fëmijën e parë kam qenë shumë keq, ndërsa tani kam se ku të mbështetem falënderoj Zotin që ma ka dhënë Donin”, shprehet në fund ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here