Sandra Bullock ka marrë pjesë në premierën e filmit ‘The Change-Up’ në Los Anxhelos, për ta mbështetur ‘mikun’ e saj Ryan Reynolds, i cili ka rolin kryesor në të, por shumica e të pranishmëve thonë se ky ishte edhe një takim dashurie.

“Mendoj se ata lidhjen e tyre kanë vendosur ta kalojnë në nivel tjetër, pra nga një miqësi, në dashuri. Ishte e qartë joshja mes tyre dhe nuk ia ndanin sytë njëri-tjetrit”, ka thënë një burim.

“Që të dy ata kohëve të fundit janë ‘djegur’ në dashuri dhe mendoj se ata e kompletojnë mjaft mirë njëri-tjetrin”, ka shtuar ai.

Sandra dhe Ryan në fund janë larguar së bashku në drejtim të panjohur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here