Kylie Minogue është bërë artistja e vetme solo në histori të top-listave britanike, e ka cila ka kryesuar me katër albume në dekada të ndryshme, pasi që albumi i saj më i ri “Aphrodite” kryesoi top-listat këtë fundjavë.

Albumi i ri i australianes pason suksesin e saj në dekadat e kaluara me albumet “Kylie”, “Kylie’s Greatest Hits” dhe “Fever”.

Mirëpo, përkundër suksesit të madh gjatë këtyre viteve, Minogue është e penduar për mossuksesin e dy albumeve të saja të parafundit.

42-vjeçarja ka pranuar se albumet “Body Language” dhe “X” është dashur të ishin më kohezivë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here