Ylli australian, Kylie Minogue është duke planifikuar që karrierën e saj të pasur dhe të suksesshme ta kurorëzoj me një duet me Mbretëreshën e Pop-it, Madonna.

Minogue ka zbuluar se është adhuruese e madh e Madonna-s dhe me padurim është duke e pritur albumin e saj të ri.

“Kylie Minogue është duke planifikuar një seri duetesh. Ajo do të këndojë me motrën e saj, Danny Minogue, Nick Cave, Jason Donovan dhe në fund me Madonnan,” tha një burim i afërt me këngëtaren për gazetën “The Mirror”.

Kylie ka njoftuar gjithashtu se në vitin e ri është duke planifikuar të bëjë një turne, për të paraqitur versionet e redaktuara të hiteve të saja më të mëdha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here