Kylie Minogue është e lodhur nga pyetja se kur do të ketë një fëmijë dhe thekson se ende nuk ka ardhur momenti i përshtatshëm për tu bërë nënë.

“Urrej kur më pyesin gjithmonë për fëmijët”, shprehet këngëtarja australiane.

Minogue, e cila është e lidhur me modelin spanjoll Andres Velencoso, thotë se gjithçka e ka lënë në dorë të fatit.

“Nëse mbetem shtatzënë, atëherë do të jem shumë e lumtur. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Më pëlqejnë shumë fëmijët dhe dua që një ditë të krijoj familjen time. Edhe Andres është shumë i mirë me fëmijët, por nuk dua për momentin”, deklaron 43-vjeçarja.

Përsa i përket të dashurit të saj, Minogue thotë: “Jam shumë e dashuruar pas tij.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here