Moment i arte per karrieren dhe jeten private te kengetares australiane, Kylie Minogue.

Diva e muzikes pop, pervecse do behet teze per here te pare pasi motra e saj Danni pret te nxjerre ne drite nje djale, do hedhe ne treg edhe albumin e saj me te fundit.

Gjithashtu, lidhja me Andres Velencoso Segura po ecen mrekullisht per kengetaren, e cila eshte fotografuar ne rruget e Londres bashke me te dashurin.

Kylie dhe modeli katalanas jane shfaqur ne publik te kapur per dore dhe pavaresisht diferences se moshes (ajo eshte 10 vjet me e madhe se ai) si dhe diferences ne gjatesi (ajo eshte 43 cm me e shkurter), Minogue dhe Seguera po shijojne cdo moment te dashurise se tyre.  /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here