Dannii Minogue është detyruar të bëjë testin për AIDS, pasi një gazetar e kishte kërcënuar se do të publikonte një shkrim ku thuhej se ajo ishte infektuar me virusin HIV.
Këngëtarja australiane ka thënë se kishte pranuar një letër kërcënuese ku thuhej që ose ajo të shkonte në intervistë me gazetën e caktuar, ose ata do të botonin një shkrim ku thuhej që ajo po vuan nga AIDS-i.
Veprimi i parë i Danniit kishte qenë vizita te mjeku për të dëshmuar të kundërtën e asaj që thuhej dhe pasi kishte marrë rezultatet e testit, ia kishte dërguar gazetës një kopje me fjalët: “Jo, nuk jam HIV-pozitive dhe nuk keni shkrim”.