Ish modelja sexy dhe ministrja aktuale e drejtësisë në qeverinë  e Berlusconit, 36 vjeçarja Mara Carfagnae, cila llogaritet si ministrja më sexy në botë, ka qenë në lidhje dashurie me kundërshtarin më të madh të Berlusconit

Bëhet fjalë për 45 vjeçarin Italo Bocchini i cili dikur ka mbështetur kryeministrin Berlusconi, mirëpo tani është shëndruar në njërin nga kundërshtarët më të rreptë të tij.

Sekretin e lidhjes ndërmjet ministres dhe politikanit e ka treguar gruaja e Bochinit, Gabriella Buontempo në një intervistë për magazinën italiane Vanity Fair.

Në fakt, mediat italiane kanë spekuluar se ka disa foto komprementuese të të dashuruarve, ministres Mara Carfagna dhe politikanit Italo Bocchinit dhe se pritet që të botohen.

“Nëse ka foto të tilla, duhet të botohen. Jo se nuk e kam ditur që bashkëshorti më tradhton, mirëpo skandali tani ka përfunduar”, deklaroi ajo.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here